Sulmi ndaj selisë së PS-së, furgoni i Policisë qëndron në pjesën e pasme të godinës
18/10/2026 15:50
Pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës, në pjesën e pasme të selisë së PS-së qëndron një furgon i Policisë, ndërsa situata në zonë vijon të ndiqet nga autoritetet.
Sulmi ndaj godinës së selisë socialiste vjen në kuadër të tensioneve të shënuara gjatë protestës, ku janë raportuar akte dhune dhe dëmtime të pronës.
Pritet të mësohen detaje të mëtejshme lidhur me masat e sigurisë dhe zhvillimet pas incidentit.
Top Channel