Partizani nuk jep shenja jete, as me trajnerin e ri Mislav Karoglan! “Demat” pësuan një tjetër goditje të rëndë në Abissnet Superiore, teksa u mposhtën me rezultatin e thellë 4-1 nga Vora e Arjan Bellajt, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit.
Debutimi i teknikut kroat në stolin e kuq rezultoi një makth i vërtetë. Partizani jo vetëm që nuk arriti të reagonte, por u dorëzua përballë Vorës, e cila dhuroi një paraqitje mbresëlënëse dhe regjistroi një fitore historike ndaj kryeqytetasve.
Protagonisti absolut i takimit ishte Bernard Karrica, i cili realizoi një tripletë për Vorën, me dy prej golave që spikatën për nga mënyra e realizimit. Një paraqitje fantastike e sulmuesit, që i dha goditjen përfundimtare një Partizani që duket gjithnjë e më larg formës së dikurshme.
Situata për “demat” është alarmante. Pas shtatë javësh kampionat, Partizani renditet në vendin e fundit me vetëm 4 pikë, duke zhgënjyer totalisht tifozët dhe duke ngritur pikëpyetje të mëdha për vazhdimësinë e sezonit.
Statistikat janë edhe më shqetësuese: 17 gola të pësuar në shtatë javët e para, një shifër që nuk ishte regjistruar më parë nga Partizani në këtë fazë të kampionatit. Mbrojtja po rezulton pika më e dobët e skuadrës, ndërsa ndryshimi në stol nuk ka sjellë ende asnjë shenjë reagimi.
Për më tepër, rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë, pasi Vorës iu anulua një gol pas ndërhyrjes së VAR-it.
Fitorja e Vorës konfirmon momentin e vështirë të Partizanit, që duket i zhytur në një krizë të thellë.
Karoglan ka përpara një mision të vështirë për të rikthyer besimin dhe për të nxjerrë skuadrën nga fundi i tabelës, ndërsa çdo javë që kalon e bën situatën edhe më alarmante.
© SYRI.net
E papritur! Flik ngre alarmin te Barcelona para Realit, tre lojtarë rrezikojnë 'El Clasico'-n
Bellingham refuzon tre gjigantët e Premierligës, vendos të qëndrojë te Real Madridi
Messi në superformë, Inter Miami triumfon ndaj Atlanta UniteditBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: