Pas përballjes verbale me policinë, protestuesja humb ndjenjat, u hodh ujë dhe gaz lotsjellës
18/10/2026 16:11
Një protestuese nuk është ndjerë mirë gjatë përplasjes në protestën në Tiranë.
Ajo ka pësuar një gjendje të fikëti, ndërsa protestuesit e tjerë kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë.
Mësohet se pak çaste më parë, ajo pati një përplasje verbale me policët e vendosur në bulevard.
Mendohet se protestuesja pësoi një gjendje të fikëti pas hedhjes së ujit dhe gazit lotsjellës, ndërsa u mor nga ambulanca.
Top Channel