Vala e protestave në Tiranë, Rama anulon vizitën në Vjenë

Kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën që kishte planifikuar në Vjenë.
Në faqen zyrtare, kanzelari austriak, bën me dije se vizita është anuluar nga pala shqiptare.
“Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”, thuhet në njoftimin e faqes zyratre.
Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit Christian Stocker ishte parashikuar të niste në orën 12:00 me një ceremoni ushtarake.
Por shkak i këtij udhëtimi janë bërë protestat e dhunshme, të cilat janë shoqëruar me tensione të forta mes qytetarëve dhe policisë, ndërsa nuk kanë munguar as përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit për të shpërndarë turmën. Në tubimin e djeshëm, ku në terren zbriti edhe RENEA, policia qëlloi me plumba gome në drejtim të protestuesve, ndërsa arrestimet masive vazhduan për disa orë.




