Tedi Cara vazhdon të lërë gjurmë në futbollin ukrainas.

Sulmuesit shqiptar i janë dashur vetëm shtatë minuta lojë për të gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e LNZ Cherkasy, në përballjen ndaj Kryvbas, e vlefshme për javën e nëntë të Premier League ukrainase.

Ish-futbollisti i Partizanit u tregua i vëmendshëm brenda zonës kundërshtare, duke shfrytëzuar pasimin e marrë dhe hapësirën e krijuar në mbrojtjen e Kryvbas. Cara reagoi shpejt dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë një nisje pozitive paraqitjes së tij.

Sulmuesi kavajas është një emër i njohur për tifozët e Partizanit, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion në sezonin 2022-2023 dhe Superkupën e Shqipërisë në edicionin 2023-2024. Goli i fundit konfirmon se Cara mbetet një element për t’u ndjekur në kampionatin ukrainas, ku po vijon aventurën e tij jashtë Shqipërisë.

Kliko dhe shih golin

Top Channel