Reuters pasqyron ditën e pestë të protestës në Tiranë (FOTO)

18 Tetor 2026 | 17:06

Këto janë fotot që agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar lidhur me ditën e pestë të protestës në Tiranë.

Reuters shkruan se Policia shqiptare ka përdorur plumba që dyshohet se janë gome ndaj protestuesve në Tiranë, gjatë ditës së pestë të protestave në të cilat kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

“Gazetarët e agjencisë gjetën në tokë fishekë me saçme gome, ndërsa dy gazetarë të saj dhe disa protestues u goditën prej tyre. Shefi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, nuk e mohoi përdorimin e këtyre mjeteve, duke deklaruar se të gjitha mjetet janë përdorur në mënyrë të kufizuar. Rama deklaroi se qeveria respekton studentët dhe të drejtën e tyre për të protestuar, por theksoi se nuk do të tërhiqet nga përgjegjësia për të garantuar drejtësinë dhe për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030”, shkruan Reuters.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit zhvendosen te “Zogu i Parë”, thyejnë xhama të bizneseve, djegin kosha dhe ndalojnë ambulancën (VIDEO)

Vijon kaosi në rrugët pranë qendrës së Tiranës. Pasi policia i shpërndau nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit janë zhvendosur në bulevardin “Zogu i Parë”....
16:45 | 18/10/2026

Protestuesja humb ndjenjat pranë Ministrisë së Brendshme, transportohet me ambulancë në spital

Pas ndërhyrjes së policisë për të larguar protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, një protestuese është gjetur pa ndjenja pranë Ministrisë së Brendshme. Nga burimet...
16:17 | 18/10/2026

Protestuesit u vënë flakën koshave dhe hedhin sende të forta drejt godinës së Gjykatës së Lartë

Pasi policia i shpërndau protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” me gaz lotsjellës dhe ujë, disa prej tyre u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave...
16:01 | 18/10/2026