Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë intensifikuar në sheshin “Skënderbej”, ku efektivët kanë përdorur gaz lotësjellës dhe ujë për të shpërndarë të rinjtë.
Në përgjigje të ndërhyrjes policore, protestuesit e kanë marrë përpara turmën e policëve, ku një qytetar është ngjitur përpara autobotit të ujit, duke sfiduar forcat e rendit.
Ngjarja shënon një tjetër moment tensioni në ditën e gjashtë të Revoltës Studentore, ndërsa të rinjtë vijojnë protestën kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkojnë largimin e kryeministrit.
© SYRI.net