Vizita zyrtare e Kryeministrit Edi Rama në Austri, e planifikuar të hënën ku do të mbahej dhe një takim me kancelarin federal, Christian Stocker, është anuluar. Media austriake, OTS.at shkruan se ka qenë vetë pala shqiptare që ka kërkuar anulimin e takimit në Vjenë. Duket se kreu I qeverisë ka vendosur të anuloj vizitën e planifikuar pas protestave të dhunshme që po zhvillohen prej disa ditësh në vend.