Dhuna policore ndaj protestuesve vijon edhe në ditën e gjashtë të Revoltës Studentore.
Një tjetër moment i rëndë është regjistruar në zonën nga sheshi “Skënderbej” drejt Rrugës së Durrësit, ku një i ri paqësor përplaset me forcë përtokë nga efektivët e policisë.
Pamjet dokumentojnë ndërhyrjen e dhunshme ndaj protestuesit, ndërsa të rinjtë vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Episodi është një tjetër rast që dokumenton forcën joproporcionale të ushtruar nga policia ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protestë.
© SYRI.net