VIDEO/ Thirrje zemre në “kohë lufte”, i riu nga qendra e Tiranës: Mace të dua
Qendra e Tiranës është kthyer në një arenë lufte, por një i ri ka përcjellë një mesazh kundër dhunës dhe një deklaratë dashurie. Ai u shpreh kundër dhunës nga të dyja palët, duke theksuar se as protestuesit dhe as policia nuk duhet të përdorin dhunë ndaj njëri-tjetrit. “Shiko, tani të them të drejtën, jam kundër dhunës së policëve. As ne mos t’i gjuajmë, as ata ne. Kjo ndodh sepse ata s’marrin vesh. Prindërit e dinë që po protestoj. Kanë frikë. Ju duam të gjithëve. Ejani këtu, protestoni. Mace, të dua”, u shpreh i riu.

