Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Në lojë është tryeza e negociatave me BE-në, jo pushteti im

    Plagoset me th*kë një taksist në Shëngjin, 65-vjeçari i dyshuar shpallet në kërkim

    Protestat studentore në Durrës, gjykata cakton masat e sigurisë për 22 të rinjtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rama: Në lojë është tryeza e negociatave me BE-në, jo pushteti im
    Kryesore

    Rama: Në lojë është tryeza e negociatave me BE-në, jo pushteti im

    October 18, 2026

    Kryeministri Edi Rama deklaroi se drejtësia ka çuar përpara njerëz të pushtetshëm, ndërsa theksoi se misioni i tij është që Shqipëria të ecë përpara dhe të qëndrojë me kokën lart.

    Duke komentuar protestat dhe thirrjet për t’i hapur rrugë rinisë, Rama paralajmëroi se pas kësaj mund të vijë e kaluara, ndërsa nënvizoi se në lojë nuk është pushteti i tij, por tryeza e negociatave me Bashkimin Evropian.

    “Kjo drejtësi ka çuar përpara njerëz të pushtetshëm. Thonë që jam arrogant, çfarë arrogance!Unë jam 24 orë në 24 dhe unë kam një mision, që Shqipëria të qëndrojë me kokën lart.

    Ka shumë që thonë: ‘Hapi rrugën rinisë’, por çfarë vjen pas kësaj? Vjen Shqipëria në BE apo, pas kësaj, vjen e kaluara, për të cilën ne e kemi paguar atë haraç?

    Kaosi i dezinformimit. Ata fëmijë që u futën për të marrë iPhone janë viktima të kllounëve që u tregojnë paranë në Instagram, bëjnë poza dhe i bëjnë të ndihen të pavlerë sepse nuk kanë iPhone.

    Të jemi të qartë, nuk është çështje e pushtetit tim. Dikur kam pasur dëshirë të takoja të mëdhenjtë e kësaj bote. I kam parë të mëdhenjtë e kësaj bote dhe i kam parë në sy. Nuk kam më asnjë dëshirë të udhëtoj për këtë pushtet.

    Është e kotë të flas për këtë. Nuk është pushteti im në lojë, por tryeza e negociatave.

    Tani thonë disa: “Pse do ikësh ti e ne nuk do shkojmë në BE?” Nuk po them që po patjetër jeni të paaftë ta çoni Shqipërinë në BE. Jeni një tufë të paaftësh, mediokrish, një tufë ziliqarësh që vetëm nxisni dhunë se nuk më mundni dot me zgjedhje dhe ju ka ardhur dita te guri. E filluat me shishe uji, me vezë dhe arritët te guri.

    Po le të themi se po, jeni, janë po kaq të aftë. Negociatat kanë kalendar, kalendari është deri në fund të 2027. Dritarja është e hapur tani dhe kalendari kërkon që çdo ditë që ne të çojmë, korrigjojmë, të japim e të marrim me Komisionin.

    Kjo ndërpritet. Pse? Nëse unë iki dhe të vijë ai neoballisti apo ai neokomunisti, apo të mos hyjmë tani te i matufepsuri e i çurrufjapsuri, duhet një kohë e gjatë. Do thonë: “Ça është kjo?” Po marr anën më të thjeshtë. Por, nga ana tjetër, nuk dorëzohet shteti para kësaj. Shteti që do dorëzohet para kësaj nuk e merr veten për vite e vite”, tha Rama.

    pushteti rama tryeza
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Në lojë është tryeza e negociatave me BE-në, jo pushteti im

    October 18, 2026

    Plagoset me th*kë një taksist në Shëngjin, 65-vjeçari i dyshuar shpallet në kërkim

    October 18, 2026

    Protestat studentore në Durrës, gjykata cakton masat e sigurisë për 22 të rinjtë

    October 18, 2026

    Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron lajmin për vd*kjen e një të mituri gjatë protestës

    October 18, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.