Protestat në Shqipëri, reagon Komisioni Europian

18 Tetor 2026 | 18:11

Komisioni Evropian ka reaguar për përshkallëzimin e protestave në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera, por edhe duke theksuar se reagimi i autoriteteve duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe proporcional.

Në deklaratën e publikuar këtë të diel, më 18 tetor, Komisioni Evropian shprehet kundër zjarrvënieve, sulmeve ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimit të pronës publike e private.

“Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, thuhet në deklaratë, ku nënvizohet se personat përgjegjës duhet të japin llogari përmes procedurave të rregullta ligjore.

Njëkohësisht, Brukseli rikujton se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Komisioni Evropian mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të protestuar, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së këtyre lirive gjatë përballimit të situatës së krijuar.

Në mesazhin e tij, Brukseli e lidh situatën edhe me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke vënë në dukje se, në një vend kandidat që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që ka shënuar përparim në këtë rrugë, pakënaqësitë duhet të adresohen përmes dialogut konstruktiv dhe paqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia ndërhyn për shpërndarjen e protestuesve para Ministrisë së Arsimit, përdor autobotët e ujit dhe gaz lotsjellës

Pas rreth një ore qëndrimi të protestuesve para Ministrisë së Arsimit, policia ka nisur një ndërhyrje për shpërndarjen e tyre. Me dy autobotë uji dhe...
13:58 | 18/10/2026

Tensionohet situata para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Kanë nisur përplasjet e para para Ministrisë së Arsimit, ku policia po hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve të mbledhur aty në ditën e gjashtë të...
13:52 | 18/10/2026

LIVE – Protesta në ditën e gjashtë, sulmohet me gurë edhe dera e PS-së. Rama: Shteti nuk dorëzohet para dhunës

Ka nisur këtë të diel në Tiranë protesta e gjashtë studentore kundër qeverisë. Protestuesit janë mbledhur rreth orës 12:30 para Ministrisë së Arsimit. Më herët,...
13:07 | 18/10/2026