Protesta në kryeqytet ka marrë përmasa të tjera tensioni, pasi godina e Komisariatit nr. 3 të Policisë është goditur me molotovë.
Sipas pamjeve filmike, flakët janë përhapur në katin e parë të ndërtesës pas hedhjes së mjeteve ndezëse në drejtim të saj.
Ngjarja shënohet në një kohë kur protesta në Tiranë po shoqërohet me përplasje dhe incidente në disa zona të kryeqytetit.













