Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 6-të e protestave studentore/ Tirana në tension nga dhuna policore ndaj të rinjve

Pamje të rënda/ Policia e Ramës shinjestron me bombul gazi në kokë të riun paqësor, studenti këputet në tokë

18:13, 18/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku një efektiv policie godet me bombul gazi në kokë një të ri që po protestonte paqësisht në mes të rrugës.

Në videon ekskluzive për SYRI-n, dallohet që pas goditjes, studenti rrëzohet përtokë dhe zvarritet i pavetëdijshëm për të shpëtuar nga dhuna derisa ngelet në rrugë duke mos u mundur më të lëvizë, në një moment tronditës të dokumentuar nga kamerat.

Ngjarja vjen në ditën e gjashtë të Revoltës Studentore, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë në rrugët e kryeqytetit.

Pamjet skandaloze dokumentojnë dhunën barbare të efektivëve ndaj të rinjve në protestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco