Como rikthehet te fitorja në Serie A italiane. Skuadra e Cesc Fabregas iu imponua Fiorentinës në Artemio Franchi duke e mundur me rezultatin 3-1 një sukses që e ngjit atë në kuotën e 14 pikëve.

Fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për Fiorentinën për të cilën Fagioli pati një shans shumë të mirë për të zhbllokuar ndeshjen por u frenua nga Valle që ndërhyri në çastet e fundit. Në krahun tjetër Nico Paz rrezikoi për Comon për De Gea e ndali për mrekulli. Ai që zhbllokoi rezultatin ishte Como që shënoi në minutën e 32 me Liberalin, për të cilin ky ishte goli i tij i parë në Serie A.

vetëm 4 minuta më vonë, skuadra e Fabregas shënoi golin e dytë me Nico Paz duke e thelluar avantazhin në 2-0, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë, Fiorentina shkurtoi diferencën në 2-1 me Pongracic pas një goditje këndi. Ky i fundit shënoi edhe një tjetër gol por u anulua për pozicion jashtë loje. Ai që mbylli llogaritë e kësaj ndeshjeje ishte Douvikas që në minutën e 56 shënoi golin që fiksoi fitoren 3-1 të Comos që rifiton besim pas humbjeve me Frosinonen e Feyenoord dhe barazimit me Romën. Ndërsa Fiorentina mbetet me 4 pikë

Top Channel