Zjarri te Komisariati Nr.3, raportohet për disa efektivë të plagosur

18 Tetor 2026 | 18:26

Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët.

Raportohet se disa efektivë policie janë plagosur brenda ambienteve të komisariatit, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Ngjarja është veçanërisht shqetësuese, pasi në godinën e komisariatit ndodhen edhe ambiente paraburgimi.

Pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, si dhe një automjet zjarrfikës për ndërhyrjen dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Deri më tani, nuk ka informacion të mëtejshëm mbi gjendjen shëndetësore të tre efektivëve të plagosur dhe përmasat e dëmeve të shkaktuara në godinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit sulmojnë me molotovë Ministrinë e Brendshme, efektivët kundërpërgjigjen nga tarraca me gaz lotsjellës

Situata paraqitet e tensionuar pranë Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës, ndërsa efektivët e vendosur në tarracë...
18:48 | 18/10/2026

Zbarkon RENEA në bulevard, forcat speciale në mbrojtje të Kryeministrisë

Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në një situatë të tensionuar gjatë protestës, me fokus ruajtjen e godinës së...
18:44 | 18/10/2026

Përplasje të ashpra te Ministria e Brendshme, protestuesit hedhin molotovë! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Tensione shumë të forta janë regjistruar në zonën pranë Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ku protesta është shoqëruar me përplasje masive mes protestuesve dhe forcave...
18:39 | 18/10/2026