Komisioni Europian ka reaguar përmes një deklaratë lidhur me revoltën 6 ditore që ka përfshirë vendin, pas nisjes së protestave nga studentët.
Në deklaratë thuhet se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore, por dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike, ndërsa shton se reagimi nga forcat e rendit duhet të jetë brenda kufijve të ligjit dhe proporcional.
Deklarata
Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe reagimi ndaj saj duhet të mbetet brenda kufijve të ligjit dhe të jetë proporcional.
Përgjegjësit duhet të mbahen para drejtësisë, përmes një procesi të rregullt ligjor.
Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.
Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të garantuar mbrojtjen e së drejtës për të protestuar. Në një vend kandidat që është plotësisht i angazhuar në procesin e anëtarësimit në BE dhe që po shënon përparim të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit evropian, pakënaqësitë duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore.