Komisioni Europian dënon dhunën e protestuesve
Revolta studentore me një protestë që ka dalë jashtë kontrollit, bën që Europa të reagojë. Komisioni Europian dënon dhunën.
Reagimi i plotë
Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera në Shqipëri, duke përfshirë zjarrvënien, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.
Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe përgjigja ndaj saj duhet të mbetet brenda ligjit dhe proporcionale.
Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës përmes një procesi të rregullt ligjor.
Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, që duhen respektuar dhe ushtruar në mënyrë paqësore.
Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare se e drejta për të protestuar do të mbrohet. Në një vend kandidat të përkushtuar fort ndaj procesit të pranimit në BE dhe duke bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e tij drejt BE-së, ankesat duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore.

