E diel, 18 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Shumë të plagosur, nuk e dimë numrin”, kaos në komisariatin nr.3 pas sulmit të protestuesve

Disa punonjës policie kanë mbetur të plagosur pas sulmit me molotov të kryer nga protestuesit në Komisariatin nr. 3.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, një prej punonjësve të policisë ka thënë se ka pasur disa të plagosur pas sulmit ndaj Komisariatit nr. 3, duke theksuar se ende nuk dihet numri i efektivëve të lënduar.

Pamjet në Komisariatin nr. 3 janë dramatike, ku disa punonjës policie të plagosur janë shtrirë në rrugë. Punonjësit e policisë janë gjendur të papërgatitur në momentin e sulmit me molotov nga ana e protestuesve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.