Përplasje të ashpra te Ministria e Brendshme, protestuesit hedhin molotovë! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës
18 Tetor 2026 |
18:39
Tensione shumë të forta janë regjistruar në zonën pranë Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ku protesta është shoqëruar me përplasje masive mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të efektivëve, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Përplasjet kanë përshkallëzuar tensionet në këtë zonë të kryeqytetit, ndërsa përballja mes dy palëve vijon mes hedhjes së mjeteve piroteknike dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga uniformat blu.
Ngjarjet pranë Ministrisë së Brendshme zhvillohen në një klimë të rënduar, teksa protesta në Tiranë është shoqëruar me episode të përsëritura dhune dhe përplasje me Policinë.
Lajme të Sugjeruara
Zjarri te Komisariati Nr.3, raportohet disa efektivë të plagosur
Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët. Raportohet se disa efektivë...
Protesta në Tiranë, u vihet flaka disa ambienteve të Komisariatit nr. 3
Kaosi në kryeqytet vijon, ndërsa u është vënë flaka disa ambienteve të Komisariatit nr. 3 në Tiranë. Situata paraqitet e rëndë, pasi në këtë komisariat...
Përplasje pranë sheshit “Skënderbej”, lëndohen një person dhe një efektiv policie
Një përplasje e fortë është regjistruar pranë sheshit “Skënderbej” gjatë protestës, ku kanë mbetur të dëmtuar një person dhe një efektiv policie. Ende nuk dihet...
- 18:26 Zjarri te Komisariati Nr.3, raportohet disa efektivë të plagosur
- 18:17 Protesta në Tiranë, u vihet flaka disa ambienteve të Komisariatit nr. 3
- 18:11 Protestat në Shqipëri, reagon Komisioni Europian
- 17:54 Përplasje pranë sheshit “Skënderbej”, lëndohen një person dhe një efektiv policie
- 17:42 Përplasje e fortë në sheshin “Skënderbej”, protestuesit zmbrapsin dy autobotët e policisë
- 17:35 Merr flakë një polic te sheshi “Skëndërbej”, protestuesit hedhin molotov! I digjet uniforma