Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka hedhur poshtë aludimet se auto-ambulancat përdoren për të transportuar gaz lotsjellës.
Përmes një reagimi, Urgjenca thekson se autoambulancat dhe ekipet mjekësore janë në terren vetëm për t’u ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë.
Në reagim thuhet gjithashtu se pengimi i qarkullimit dhe aktet e dhunës ndaj ambulancave apo ekipeve mjekësore vonojnë ndërhyrjen emergjente dhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e pacientëve në nevojë, si dhe sigurinë e stafit mjekësor.
Reagimi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore:
Në lidhje me disa lajme të rreme që po qarkullojnë në rrjetet sociale ku pretendohet se autoambulancat po përdoren për furnizim me gaz lotësjellës, përgenjeshtrojmë kategorikisht këtë informacion!
Informojmë të gjithë qytetarët dhe protestuesit se:
Misioni ynë: Autoambulancat dhe ekipet mjekësore janë në terren VETËM për t'u ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë mjekësore.
Thirrje për ndërgjegjësim: Pengimi i qarkullimit dhe aktet e dhunës ndaj ambulancave apo ekipeve mjekësore vonojnë ndërhyrjen emergjente dhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e pacientëve në nevojë, si dhe sigurinë e stafit tonë.
Lista e targave të mjeteve aktualisht në shërbim aktiv:
AC 410 AC | AC 878 AC | AC 656 AC | AC 342 AC
AB 657 CF | AB 703 CF | AB 946 CF | AB 776 CF
AA 813 VU | AA 874 VU | AB 245 FV | AB 846 CF
Për çdo urgjencë mjekësore, telefononi menjëherë në numrin pa pagesë: 127
Së bashku për të mbrojtur jetën!







Komente
Komento