Madueke vendos sfidën, Arsenali triumfon me vështirësi ndaj Nottingham Forest

Arsenali siguroi tri pikët në transfertën ndaj Nottingham Forest, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Ligës Premier.

Pavarësisht epërsisë së dukshme në kontrollin e topit, skuadra londineze e mbylli takimin me një fitore minimale 0-1.

Të lidhura

None found

“Topçinjtë” e dominuan posedimin që në minutat e para, por nuk arritën ta shoqëronin këtë epërsi me raste të rrezikshme për shënim.

Fakti që deri në minutën e 80-të Arsenali nuk kishte regjistruar asnjë goditje në portë e tregon më së miri vështirësinë e takimit për ekipin e Mikel Artetës.

Vendimtar u bë Noni Madueke, i cili pavarësisht kritikave ndaj tij realizoi një supergol në minutën e 80-të, duke i dhuruar skuadrës pikët e plota.

Pas këtij triumfi, Arsenali ngjitet në vendin e dytë të Ligës Premier me 18 pikë, ndërsa Nottingham Forest mbetet në pozitën e 18-të me vetëm pesë pikë.


Shtuar më 18.10.2026 19:27