Aktualitet

KAOS TOTAL! Tirana mbytet në flakë dhe gaz, protestuesit sfidojnë pambarimisht policinë! Dhunohet nga të rinjtë një efektiv!

Vijojnë tensionet në protestën e gjashtë kundër qeverisë. Protestuesit kanë hedhur molotov dhe fishekzjarre në drejtim të parlamentit.  Gjithashtu, molotov është hedhur edhe në drejtim të selisë së PS-së.  Policia ka marrë në mbrojtje të dyja ndërtesat.

Nuk ka zgjatur shumë qetësia para Kryeministrisë. Protestuesit janë rikthyer sërish në bulevard dhe kanë nisur përplasjet me policinë.

Ndërkohë, policisë i ka ardhur në ndihmë në këto momente edhe RENEA, siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.

Tensionet vijojnë mes protestuesve dhe forcave të policisë, ku protestuesit kanë shpërthyer fishekzjarrë në drejtim të autobotëve dhe kanë përdorur gjithashtu lazer.

Në përgjigje, policia ka përdorur ujë me autobotë për të larguar protestuesit dhe për të mbajtur turmën larg kordonit të forcave të rendit.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përballja mes protestuesve dhe policisë vijon në zonë.

LEXO EDHE: Protestat masive në Tiranë, KMSH: Llogaridhënia tepër e rëndësishme për jetën shoqërore, nevojitet reflektim i sinqertë!

Disa protestues kanë dhunuar një efektiv policie.

Siç shihet edhe nga pamjet ata e kanë rrëzuar në tokë dhe i gjuajnë.

Të maskuarit largohen me vrap kur vijnë efektivët e tjerë.