Ministria e Infrastrukturës përfshihet nga flakët, protestuesit i vënë zjarrin godinës

Protestuesit kanë ndezur zjarr në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për shpërndarjen e turmës, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Të lidhura

None found

Pas përplasjes, protestuesit janë zhvendosur në drejtim të Sheshit Skënderbej.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve në godinën e ministrisë.

Ky institucion është drejtuar më herët nga Belinda Balluku, e cila është akuzuar për një sërë veprash të rënda korrupsioni.