Aktualitet Bota

‘Rusia dhe Irani, duart e huaja pas protestave’, Ministria e Jashtme ruse i përgjigjet Ramës: Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja!

Pas ideologut të Vladimir Putinit, Aleksandër Dugin, i cili përkrahu publikisht protestat e dhunshme të ditëve të fundit në Tiranë, sot ka dalë në skenë edhe Moska zyrtare. Në një postim në Telegram, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Vladimirovna Zaharova, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pas raportimeve se ky i fundit kishte akuzuar Rusinë dhe Iranin si “duart e huaja” që fshihen pas protestave të dhunshme në Tiranë.

Në deklaratën e shpërndarë edhe nga Ambasada Ruse në Tiranë, Zaharova i thotë Ramës që të mos ua hedhë fajin të tjerëve për situatën në vend, duke shkruar se janë vetë qytetarët shqiptarë që kanë dalë në protesta.

Postimi i plotë i Maria Vladimirovna Zaharovës

Mediat: “Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend. Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet BE-së.”

“Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë dhe ju nuk duhet t’ua hidhni fajin të tjerëve. Rregulloni vetë problemet tuaja të brendshme.”

LEXO EDHE: Protesta/ Rama anulon vizitën të hënën në Austri, kishte planifikuar të takohej me kancelarin Stocker!

LEXO EDHE: Kryeministri Rama: Neutralizuam dronin me eksploziv ndaj Kryeministrisë!