Moska i përgjigjet Ramës mbi akuzat për ndërhyrje në protestat në Shqipëri
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e Rusisë dhe Iranit në protestat që po zhvillohen në Shqipëri.
Përmes një reagimi të shpërndarë nga Ambasada Ruse në Tiranë, Zakharova kundërshton pretendimet për ndërhyrje të huaj, duke ia atribuar protestat pakënaqësisë së qytetarëve shqiptarë.
“Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë dhe ju nuk duhet t’ua hidhni fajin të tjerëve. Zgjidhini vetë problemet tuaja të brendshme”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së diplomacisë ruse.
Reagimi i Moskës vjen në një moment kur protestat në Shqipëri janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, ndërsa debati për përgjegjësit e tensioneve është zhvendosur edhe në marrëdhëniet diplomatike.
Kryeministri Edi Rama ka ngritur pretendime për përfshirjen e Rusisë dhe Iranit në zhvillimet e fundit, duke i lidhur ato me përpjekjet për të penguar rrugën evropiane të Shqipërisë. Moska, nga ana tjetër, i kundërshton këto akuza dhe këmbëngul se protestat janë pasojë e problemeve të brendshme të vendit.
Përplasja mes Tiranës dhe Moskës e vendos në qendër të debatit çështjen e ndërhyrjes së huaj, ndërsa pretendimet për përfshirjen e aktorëve të jashtëm kërkojnë prova dhe verifikim të pavarur.
“Franca po digjet”, Trump fajëson emigracionin për trazirat e dhunshme: Mbyllni kufinjtë!
Luftë guerile në Francë: Mbi 1800 të arrestuar, një person humb jetën gjatë protestave, 1 500 dyqane të plaçkitura
Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake (VIDEO)
- 19:44 Ali Ahmeti reagon për protestën në Tiranë: Asnjë formë dhune nuk mund të jetë përgjigje ndaj krizës
- 19:35 Protestuesit largohen nga PS, policia hedh gaz lotsjellës
- 19:12 Protesta vijon me tensione te blloku i ministrisë së Brendshme dhe Infrastrukturës, hidhet fishekzjarre në drejtim të policisë
- 19:07 Merr flakë Ministria e Infrastrukturës pas tensioneve në Tiranë
- 19:00 “Franca po digjet”, Trump fajëson emigracionin për trazirat e dhunshme: Mbyllni kufinjtë!
- 18:48 Protestuesit sulmojnë me molotovë Ministrinë e Brendshme, efektivët kundërpërgjigjen nga tarraca me gaz lotsjellës