Anëtari i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), Richard Kols, ka reaguar ashpër për situatën në Shqipëri, duke denoncuar dhunën ndaj studentëve, të miturve dhe gazetarëve, si dhe goditjen ndaj tyre me gaz dhe plumba gome.
Ai thekson kontrastin mes imazhit që Shqipëria përpiqet të paraqesë në Bruksel dhe realitetit brenda vendit.
Kols nënvizon se dhuna ndaj protestuesve dhe gazetarëve bie ndesh me vlerat europiane dhe parimet e shtetit të së drejtës. Ai kërkon hetimin e çdo rasti të dhunës policore dhe e cilëson fyerje ndaj të rinjve shqiptarë fajësimin e “ndërhyrjes së huaj” për zemërimin e tyre ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.
Reagimi i plotë:
Shqipëria paraqitet në Bruksel si një aleate e besueshme e NATO-s dhe si një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Por brenda vendit, policia i përball studentët dhe të miturit me plumba gome, gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese. Gazetarët dhunohen teksa kryejnë detyrën e tyre.
NATO dhe BE janë aleanca demokracish. Të dyja mbështeten te shteti i së drejtës dhe respektimi i qytetarëve. Gazi lotsjellës kundër studentëve dhe sulmet ndaj gazetarëve tregojnë të kundërtën. Vlerat provohen brenda vendit. Qeveria e Shqipërisë po dështon aktualisht në këtë provë.
Fajësimi i “ndërhyrjes së huaj” për zemërimin e të rinjve shqiptarë ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë është një fyerje për ta. Çdo rast i dhunës policore duhet të hetohet. Shqiptarët duhet të kenë mundësinë të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.
Albania presents itself in Brussels as a reliable NATO ally and an EU accession frontrunner. At home, the police meet students and minors with rubber bullets, tear gas and stun grenades. Journalists are beaten while doing their job.
NATO and the EU are alliances of democracies. Both are built on the rule of law and respect for citizens. Tear gas against students and assaults on journalists say otherwise. Values are proven at home. The government of Albania is currently failing that test.
Blaming “foreign interference” for young Albanians’ anger at corruption and impunity is an insult to them. Every case of police violence must be investigated. Albanians must get to decide their future.
— Rihards Kols (@RihardsKols) October 18, 2026

© SYRI.net