Protestuesit tërhiqen nga selia e PS-së pas ndërhyrjes me gaz lotsjellës

Gjatë protestës, selia e Partisë Socialiste në Tiranë u kthye edhe një herë në skenën e përplasjeve, pasi disa protestues hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës.

Policia reagoi menjëherë ndaj situatës, duke përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit dhe për të larguar turmën nga hapësirat pranë selisë.

Të lidhura

None found

Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, protestuesit u larguan nga zona, ndërsa tensionet dhe përplasjet me efektivët vijuan të shoqëronin tubimin në këtë pjesë të kryeqytetit.


Shtuar më 18.10.2026 19:52