Shpërthime pranë Kuvendit, protestuesit hedhin molotovë, policia përdor sasi të mëdha gazi lotsjellës

18 Tetor 2026 | 20:03

Tensione të forta janë regjistruar pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku janë dëgjuar shpërthime të shumta gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të efektivëve, ndërsa palët janë gjendur shumë pranë njëra-tjetrës, në një situatë të tensionuar.

Në përgjigje, Policia ka përdorur sasi të mëdha gazi lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ndërhyrja ka shoqëruar përshkallëzimin e përplasjeve në zonën pranë godinës së Kuvendit.

Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa hedhja e molotovëve dhe përdorimi intensiv i gazit lotsjellës kanë shënuar një tjetër moment të fortë të protestës në kryeqytet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit largohen nga PS, policia hedh gaz lotsjellës

Selia e Partisë Socialiste në Tiranë është bërë sërish epiqendër e përplasjeve gjatë protestës, ku një grup protestuesish kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim...
19:35 | 18/10/2026

Protesta vijon me tensione te blloku i ministrisë së Brendshme dhe Infrastrukturës, hidhet fishekzjarre në drejtim të policisë

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë janë intensifikuar në zonën pranë Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës në Tiranë. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë...
19:12 | 18/10/2026

Merr flakë Ministria e Infrastrukturës pas tensioneve në Tiranë

Godina e Ministrisë së Infrastrukturës është përfshirë nga flakët pas tensioneve të regjistruara në Tiranë gjatë protestës. Ngjarja vjen pas përplasjeve të forta mes protestuesve...
19:07 | 18/10/2026