Gjatë përplasjeve në Tiranë, efektivë të policisë kanë tentuar të futen në ambientet e bizneseve private pranë “Parkut Rinia”.
Në pamjet e transmetuara live nga SYRI, dallohen pronarët dhe shefat e sigurisë private që kanë kundërshtuar ndërhyrjen, duke mos lejuar hyrjen e forcave të rendit në ambientet e tyre.
Ndërkohë që vijon revolta studentore dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë në kryeqytet.
Ndërhyrjet në hapësirat private kanë shtuar shqetësimet e qytetarëve për mënyrën se si po menaxhohet situata në terren.
© SYRI.net