Në sheshin “Skënderbej” u zhvillua përplasja më e fortë mes protestuesve dhe policisë. Në përpjekje për të shpërndarë turmën, uniformat blu kanë përdorur autobotin me ujë me presion. Disa protestues kanë arritur t’i afrohen autobotit dhe kanë goditur efektivët e policisë me shkopinj. Efektivët u përgjigjen me plumba gome, ujë dhe gaz.