Mirlind Daku bëhet sërish protagonist në kampionatin rus të futbollit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi dy gola në sfidën mes Spartakut të Moskës dhe Rubin Kazan e fituar pikërisht nga Spartaku 4-0.

Ishte një ndeshje kjo të cilën Mirlind Daku e ndjeu në mënyrë të veçantë duke qenë se luante kundër ish skuadrës së tij. Fillimisht  Daku shënoi golin e tij në minutën e 65 kur konkretizoi një kundërsulm të skuadrës së Spartakut të Moskës dhe ishte goli që e çoi rezultatin e ndeshjes 3-0.

Në minutën e 90, Mirlind Daku plotësoi pokerin e golave pas ekzekutimit të një goditje këndi dhe në të dy rastet sulmuesi kuqezi nuk i festoi golat e tij në shenjë respekti për ish skuadrën e tij

VIDEO goli i parë i Mirlind Dakut

VIDEO goli i dytë i Mirlind Dakut

Top Channel