Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    PDK reagon për raportimet mbi largimin e Bedri Hamzës: Nuk ka vendim zyrtar

    “Mos të heshtim”, Inva Mula reagon për protestën: Intelektualë, artistë, prindër, motra e vëllezër, reagoni

    Përplasje pranë Komisariatit nr. 3, protestuesit sulmojnë fizikisht një efektiv policie në rrugën “Mine Peza”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protestuesit pengojnë autoambulancat, reagon Urgjenca: Nuk transportojnë gaz lotsjellës, po rrezikoni jetën e pacientëve
    Aktualitet

    Protestuesit pengojnë autoambulancat, reagon Urgjenca: Nuk transportojnë gaz lotsjellës, po rrezikoni jetën e pacientëve

    October 18, 2026

    Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM) ka reaguar lidhur me pretendimet se autoambulancat po përdoren për transportimin e gazit lotsjellës gjatë protestave në Tiranë.

    Përmes një reagimi zyrtar, QKUM i ka hedhur poshtë këto aludime, duke theksuar se autoambulancat dhe ekipet mjekësore ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për trajtim urgjent.

    Institucioni u ka bërë thirrje protestuesve që të mos pengojnë lëvizjen e autoambulancave dhe të mos ushtrojnë dhunë ndaj mjeteve apo personelit mjekësor.

    Sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, pengimi i qarkullimit dhe incidentet ndaj ekipeve shëndetësore vonojnë ndërhyrjet emergjente dhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e pacientëve që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.

    QKUM thekson gjithashtu se veprime të tilla vënë në rrezik edhe sigurinë e personelit mjekësor, i cili është në terren për të ofruar ndihmë gjatë situatave emergjente.

    Reagimi vjen në një kohë kur protestat në kryeqytet janë shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos pengojnë shërbimet e emergjencës dhe të respektojnë punën e ekipeve mjekësore.

    REAGIM DHE PËRGENJESHTRIM ZYRTAR | QKUM:

    ​Në lidhje me disa lajme të rreme që po qarkullojnë në rrjetet sociale ku pretendohet se autoambulancat po përdoren për furnizim me gaz lotësjellës, përgenjeshtrojmë kategorikisht këtë informacion!

    ​Informojmë të gjithë qytetarët dhe protestuesit se:

    ​🚑 Misioni ynë: Autoambulancat dhe ekipet mjekësore janë në terren VETËM për t’u ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë mjekësore.

    ​⚠️ Thirrje për ndërgjegjësim: Pengimi i qarkullimit dhe aktet e dhunës ndaj ambulancave apo ekipeve mjekësore vonojnë ndërhyrjen emergjente dhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e pacientëve në nevojë, si dhe sigurinë e stafit tonë.

    ​📋 Lista e targave të mjeteve aktualisht në shërbim aktiv:

    🔹 AC 410 AC | AC 878 AC | AC 656 AC | AC 342 AC

    🔹 AB 657 CF | AB 703 CF | AB 946 CF | AB 776 CF

    🔹 AA 813 VU | AA 874 VU | AB 245 FV | AB 846 CF

    ​📞 Për çdo urgjencë mjekësore, telefononi menjëherë në numrin pa pagesë: 127

    ​Së bashku për të mbrojtur jetën! 🏥

    autoambulancat lotsjellës Protestuesit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    PDK reagon për raportimet mbi largimin e Bedri Hamzës: Nuk ka vendim zyrtar

    October 18, 2026

    “Mos të heshtim”, Inva Mula reagon për protestën: Intelektualë, artistë, prindër, motra e vëllezër, reagoni

    October 18, 2026

    Përplasje pranë Komisariatit nr. 3, protestuesit sulmojnë fizikisht një efektiv policie në rrugën “Mine Peza”

    October 18, 2026

    Protestuesit pengojnë autoambulancat, reagon Urgjenca: Nuk transportojnë gaz lotsjellës, po rrezikoni jetën e pacientëve

    October 18, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.