AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komuniteti Mysliman bën thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u bëri thirrje institucioneve t'u përgjigjen me seriozitet kërkesave të qytetarëve, ndërsa kërkoi shmangien e dhunës dhe të retorikës nxitëse gjatë protestave kundër qeverisë.

BIRNngaBIRN
7 minutes më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
fwwpsge 2026082016480417
Kreu i komuniteti mysliman Bujar Spahiu | Foto: LSA

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) shprehu të dielën shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke u bërë thirrje institucioneve të dëgjojnë kërkesat e qytetarëve dhe të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje.

Në një deklaratë publike, KMSH theksoi se e drejta për të protestuar, për të shprehur pakënaqësitë dhe për të kërkuar llogaridhënie është pjesë e rëndësishme e jetës demokratike, por paralajmëroi se dhuna dhe gjuha nxitëse rrezikojnë paqen sociale.

“U bëjmë thirrje institucioneve t’u përgjigjen me seriozitet kërkesave të qytetarëve dhe të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje, maturi dhe përgjegjësi”, thuhet në deklaratë.

Reagimi vjen në ditën e gjashtë të protestave studentore dhe qytetare, të cilat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qindra të lënduar dhe dëmtime të pronës publike e private.

Komuniteti Mysliman kërkoi që mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes dialogut dhe respektimit të ligjit, duke theksuar se dallimet politike nuk duhet të shndërrohen në përçarje shoqërore.

“Shqipëria është shtëpia e përbashkët e të gjithëve. Dallimet në qëndrime dhe bindje nuk duhet të na largojnë nga njëri-tjetri”, theksoi institucioni fetar.

KMSH u bëri gjithashtu thirrje drejtuesve të vendit dhe qytetarëve të vendosin dinjitetin njerëzor, sigurinë dhe interesin e përbashkët mbi përplasjet politike.

Deklarata i shtohet reagimeve të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve fetare, të cilat kanë kërkuar ndalimin e dhunës, respektimin e së drejtës për protestë paqësore dhe hapjen e dialogut për zgjidhjen e krizës.

“Dialogu është më frytdhënës se përplasja”, përfundon deklarata e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Tjetri
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh udhëheqësin e parë shqiptar pas disa brezash

Apeli i kryepeshkopit Joan: Shqipëria është e të gjithëve

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh udhëheqësin e parë shqiptar pas disa brezash

Apeli i kryepeshkopit Joan: Shqipëria është e të gjithëve

20:36 | 18/10/2026
fwwpsge 2026082016480417

Komuniteti Mysliman bën thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje

20:29 | 18/10/2026
dsc 4383

Organizatat e shoqërisë civile bëjnë thirrje kundër dhunës 

20:23 | 18/10/2026
dsc 4521

Tirana kthehet në fushëbetejë, mijëra qytetarë protestojnë kundër qeverisë së Ramës

20:14 | 18/10/2026
dsc 4710

Mes gurëve, gazit dhe flakëve: Përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

08:08 | 18/10/2026
cover v10

Skandali i videove intime, pasqyra e një Shqipërie ende patriarkale

07:38 | 18/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.