Pamjet e siguruara nga SYRI tregojnë se në momentin kur policia sulmoi me gaz lotsjellës selinë e Partisë Demokratike, në oborr nuk kishte protestues, por vetëm deputeti Eno Bozdo.
Nga video dallohet se Bozdo doli i vetëm për t’u kërkuar efektivëve llogari se përse po sulmonin godinën e opozitës.
Ky skandal i rëndë i regjistruar sot me sulmin e narkopolicisë me gaz lotësjellës ndaj selisë së Partisë Demokratike tregon panikun në të cilin ndodhet kreu i regjimit Edi Rama.
Reagimi për mediat i deputetit Eno Bozdo:
Nga 3 apo 4 makina u gjuajtën në të njëjtën kohë bomba gazi, të cilat ranë në distanca të ndryshme. Dy kanë rënë këtu, dy apo tre të tjera kanë rënë brenda, apo thuajse brenda, te dera e hyrjes së Partisë Demokratike. E sigurisht që krijoi një panik të madh te njerëzit, ishte komplet e papritur kjo gjë.
Kush pati maskë, si puna ime, doli për t'u sqaruar me policët. Erdhën dhe zotërinjtë e tjerë deputetë. Kemi vajtur atje, unë kam qenë i pari, duke i thënë policëve: ‘Çfarë keni dhe çfarë kërkoni?’. Nuk morëm asnjë lloj komunikimi, vetëm na qëndruan të ngritur me mburojat.
Dolën kolegët e mi dhe kemi kërkuar komandantin për t'u sqaruar, se nuk kuptohet për çfarë arsye pati një sulm absolutisht të paprovokuar te njerëzit që rrinin brenda oborrit të Partisë Demokratike. S'kishte as protestues, as jop protestues. Sigurisht që ata do të gjejnë arsyen duke thënë që ‘jo, hyjnë protestues’. Nuk ka hyrë asnjë protestues këtu, ishin vetëm njerëz të Partisë Demokratike.
Kjo është absolutisht një skenar shumë i turpshëm, i shëmtuar. E për fat të keq, ju e patë, dy ambulanca, ka njerëz në gjendje shumë të vështirë atje. Kishte gra, burra, nuk... Unë kam qenë këtu, të gjithë jemi dëmtuar dhe unë personalisht. Por pata mundësinë të ngjitesha, të merrja maskën time, të zbrisja këtu për të komunikuar me policinë, për të kuptuar çfarë dreqin kanë që gjuajnë. Kush i provokon? Çfarë pune? Le të vazhdojnë punën e tyre.
Kjo është e turpshme, jua them unë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një parti kryesore opozitare të sulmohet me gaz e me dhunë, edhe me ata robokopët që rrinin atje dhe na tregonin mburojat. Kjo është e turpshme. Nga Policia e Shtetit. Të ikin të mbrojnë komisariatet edhe Ministrinë e Brendshme. Atë punë të bëjnë, nuk kanë punë të merren me partinë opozitare dhe me Partinë Demokratike.
Njerëzit kanë qenë këtu, në detyrat e tyre. Strukturat e Partisë Demokratike janë këtu natë e ditë, në monitorim të situatës, por ne nuk pranojmë kurrë dhunën e pajustifikuar. Kurrën e kurrës.
Prandaj dolëm tre deputetë atje, kërkuam që të flasim me komandantin. Nuk u shfaq komandanti, se s'kishte çfarë të thoshte. ‘Kush është në detyrë?’, tha zoti Këlliçi. Nuk foli askush atje. Pastaj morën urdhër, se e panë që e kishin trashur, dhe u tërhoqën menjëherë me vrap, pasi hodhën dhjetëra bomba gazi këtu me gaz.
© SYRI.net