Incidenti te selia e PD, Bozdo: Sulm i paprovokuar nga njerëzit, u dëmtuam të gjithë

18 Tetor 2026 | 21:08

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka akuzuar Policinë e Shtetit për përdorimin e bombolave të gazit lotsjellës pranë selisë së PD-së në Tiranë, duke e cilësuar ndërhyrjen si të paprovokuar.

Në një deklaratë nga vendngjarja, Bozdo tha se në momentin e ndërhyrjes në zonë ndodheshin dhjetëra e qindra simpatizantë dhe zyrtarë të Partisë Demokratike. Sipas tij, ai kishte parë mbi 10 automjete policie të rrethuara, ndërsa nga disa prej tyre u hodhën njëkohësisht bombola gazi, disa prej të cilave ranë pranë hyrjes së selisë blu.

Deputeti pretendoi se hedhja e gazit shkaktoi panik te personat që ndodheshin në oborrin e Partisë Demokratike, duke shtuar se ai dhe kolegë të tjerë deputetë tentuan të komunikonin me efektivët për të kuptuar arsyet e ndërhyrjes.

“Ne kemi kërkuar komandantin për t’u sqaruar, sepse nuk kuptohet për çfarë arsye pati një sulm absolutisht të paprovokuar te njerëzit që rrinin brenda oborrit të Partisë Demokratike”, u shpreh Bozdo.

Ai mohoi që në oborrin e selisë të kishte protestues, duke pretenduar se personat e pranishëm ishin vetëm anëtarë dhe simpatizantë të PD-së.

Bozdo e cilësoi situatën si të turpshme, ndërsa tha se edhe vetë ishte dëmtuar nga gazi lotsjellës. Ai përmendi gjithashtu praninë e dy ambulancave dhe personat që, sipas tij, ndodheshin në gjendje të rënduar.

“Kush i provokon? Çfarë pune? Le të vazhdojnë punën e tyre. Kjo është e turpshme”, përfundoi deputeti demokrat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ali Ahmeti reagon për protestën në Tiranë: Asnjë formë dhune nuk mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar pas protestës së dhunshme në Tiranë, duke dënuar përdorimin e dhunës dhe duke u bërë...
19:44 | 18/10/2026

Protestat në Shqipëri, reagon Komisioni Europian

Komisioni Evropian ka reaguar për përshkallëzimin e protestave në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera, por edhe duke theksuar...
18:11 | 18/10/2026

Protestat në Tiranë, anulohet vizita e Edi Ramës në Vjenë

Vizita zyrtare që kryeministri Edi Rama kishte planifikuar të zhvillonte të hënën, më 19 tetor, në Vjenë të Austrisë, është anuluar nga pala shqiptare. Lajmi...
15:56 | 18/10/2026