Lajmi i fundit

LIVE/ Revolta studentore në ditën e 6-të, tensione mes policisë dhe protestuesve në rrugët e Tiranës

Tedi Blushi: Sulmi me gaz ndaj selisë së PD-së, akt terrori shtetëror me urdhër të Ramës

Tedi Blushi: Sulmi me gaz ndaj selisë së PD-së, akt terrori shtetëror me urdhër të Ramës

21:24, 18/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas sulmit me gaz lotsjellës ndaj selisë së Partisë Demokratike.

Në positmin e tij në Facebook, Blushi e cilëson ngjarjen një akt të rëndë terrori shtetëror ndaj opozitës, të organizuar me urdhër të Edi Ramës, dhe paralajmëron kryeministrin se sulmet e provokimet ndaj partive opozitare do të kenë pasoja të rënda.

Ai thekson se opozita është më e vendosur se kurrë në mbrojtje të pluralizmit politik dhe në betejën kundër asaj që e cilëson Narkoshtet.

Postimi i plotë:

Sulmi kriminal me gaz lotsjellës nga narkopolicia ndaj selisë së Partisë Demokratike është një akt i rëndë terrori shtetëror ndaj opozitës, i organizuar me urdhër të Edi Ramës.

Një skenar ogurzi dhe një akt hakmarrës që duhet përbuzur me neveri dhe që në çdo rast do të marrë përgjigjen e merituar.

E paralajmërojmë Edi Ramën të ndalë sulmet dhe provokimet me narkopolicë dhe banditë ndaj selive të partive opozitare se përndryshe do të mbajë përgjegjësi shumë të rënda personale.

E gjithë opozita është në këmbë, më e vendosur se kurrë në mbrojtje të pluralizmit politik, të lirive demokratike dhe të dinjitetit të qytetarëve.

As gazi lotsjellës, as dhuna policore dhe asnjë formë presioni nuk do ta nënshtrojnë opozitën në betejën vendimtare për t’i dhënë fund Narkoshtetit dhe për të rikthyer lirinë, demokracinë dhe shtetin e së drejtës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco