Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar Policinë e Shtetit për sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme. Në reagimin e tij, Kedhi mohon se protestuesit kanë sulmuar, duke deklaruar se ndërhyrja e policisë u krye pa asnjë provokim apo shkak.
Ai akuzon Edi Ramën se, pas dështimit të një projekti për sulmin ndaj selisë me persona të infiltruar në protestë, ka dërguar efektivët e policisë për të sulmuar godinën. ‘Me demokratët i ka bërë llogaritë gabim’, shprehet Kedhi, duke theksuar se demokratët, studentët dhe qytetarët shqiptarë do të vijojnë qëndresën kundër qeverisë.
Reagimi i nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi:
Sot në mbrëmje, narkopolicia ka sulmuar në mënyrë barbare shtëpinë e demokratëve. E përsëris, nuk ka pasur asnjë sulm nga protestuesit, siç janë përpjekur ta shesin mediat e regjimit. Shtëpia e demokratëve është sulmuar nga banditët me uniformë të autokratit.
Pasi i dështoi projekti i sulmit të selisë me të infiltruar në protestë, dërgoi ushtarët e tij të sulmonin pa asnjë provokim dhe shkak në mbrëmje.
Me demokratët i ka bërë llogaritë gabim. Demokratët janë ngritur kundër diktaturës komuniste, kundër banditëve e bandave të çdo lloji dhe kanë fituar gjithmonë.
Këtë diktatoruc, demokratët, studentët e qytetarët shqiptarë do ta çojnë në koshin e plehrave të historisë.
© SYRI.net
BIRN: Pedagogët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare
VIDEO/ Berisha: Edi Rama, Taulant Bego Yaris, Lubi Balluku, Oltion Bistri janë shtabi i zi i represionit të protestës
Këlliçi: Rama shfryu inatin ndaj PD-së me banditët me uniformë, selia blu u mbulua me gaz lotsjellës