Kedhi: Rama dërgoi policinë kundër selisë së PD-së, me demokratët i bëri llogaritë gabim

18 Tetor 2026 | 22:57

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar Policinë e Shtetit për sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme. Në reagimin e tij, Kedhi mohon se protestuesit kanë sulmuar, duke deklaruar se ndërhyrja e policisë u krye pa asnjë provokim apo shkak.
Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se, pas dështimit të një projekti për sulmin ndaj selisë me persona të infiltruar në protestë, ka dërguar efektivët e policisë për të sulmuar godinën. “Me demokratët i ka bërë llogaritë gabim”, shprehet Kedhi, duke theksuar se demokratët, studentët dhe qytetarët shqiptarë do të vijojnë qëndresën kundër qeverisë.

Reagimi i plotë:

Sot ne mbremje, narkopolicia ka sulmuar ne menyre barbare shtepine e demokrateve. E perseris, nuk ka pasur asnje sulm nga protestuesit sic jane perpjekur ta shesin mediat e regjimit. Shtepia e demokrateve eshte sulmuar nga banditet me uniforme te autokratit.

Pasi i deshtoi projekti i sulmit te selise me te infiltruar në proteste, dergoi ushtaret e tij te sulmonin pa asnje provokim dhe shkak ne mbremje. Me demokratet i ka bere llogarite gabim. Demokratet jane ngritur kunder diktatures komuniste, kunder banditeve e bandave te cdo lloji dhe kane fituar gjithmone. Kete diktatoruc demokratet, studentet e qytetaret shqiptare do e cojne ne koshin e plehrave te historise.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Ka skenar për të sulmuar selinë e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur dyshime për një skenar të mundshëm për sulmin ndaj selisë blu, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës...
21:19 | 18/10/2026

Incidenti te selia e PD, Bozdo: Sulm i paprovokuar nga njerëzit, u dëmtuam të gjithë

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka akuzuar Policinë e Shtetit për përdorimin e bombolave të gazit lotsjellës pranë selisë së PD-së në Tiranë, duke...
21:08 | 18/10/2026

Ali Ahmeti reagon për protestën në Tiranë: Asnjë formë dhune nuk mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar pas protestës së dhunshme në Tiranë, duke dënuar përdorimin e dhunës dhe duke u bërë...
19:44 | 18/10/2026