“Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, Demo për protestat në Tiranë: Nuk mund të pranohet dhuna ndaj policisë
Një tjetër tragjedi ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit në detin Egje,3.5 milje në juglindje të ishullit grek të Mitilinit.
Sipas rojës bregdetare greke, mes viktimave është edhe një grua dhe një bebe pak muajshe.
Autoritetet greke thanë se çdo gjë ndodhi gjatë ndjekjes së një skafi me emigrantë i cili kishte hyrë në ujërat greke pa sinjalistikë. Drejtuesi i skafit, një shtetas turk 37 vjeç, refuzoi të ndalojë edhe pse roja bregdetare greke i bëri shenja disa herë.
Në rrethana ende të pa qarta, skafi i klandestinëve dhe ai i rojës bregdetare u përplasën dhe si pasojë 6 vetë u nxorën pa shenja jete, ndërsa 8 të tjerë mes tyre dhe trafikanti 37 vjeçar u shpëtuan.
Ata u dërguan në spital ku ndodhen jashtë rreziku për jetën, ndërsa në zonë po vazhdojnë kërkimet pasi ka dyshime se ka ende persona të zhdukur në ujërat e ftohta të Egjeut.
Lidhur me incidentin prokuroria e Mitilinit urdhëroi një hetim urgjent, ndërsa ka nisur edhe një hetim i brendshëm i rojës bregdetare greke për tejkalim kompetencash prej drejtuesit të barkës së rojës bregdetare greke.
Në zonë ndodhen edhe ekipe të frontex ndërkohë që zona e Egjeut lindor mbetet ende një prej pikave më të nxehta të hyrjes së emigrantëve të pa ligjshëm drejtë bashkimit europian.
Top Channel