Spartak Ngjela: Dorëheqja e Edi Ramës është domosdoshmëri historike, Shqipëria është në rrezik kombëtar

Avokati Spartak Ngjela, kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, në një reagim të tijin lidhur me protestat studentore që po zhvillohen në Tiranë.

Ngjela e cilëson largimin e Ramës nga detyra si një “domosdoshmëri historike”, ndërsa e përshkruan situatën në vend si tepër të rëndë.

Të lidhura

None found

Sipas tij, protesta e të rinjve dhe studentëve është një zhvillim me rëndësi të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama sot është domosdoshmëri historike.

Gjendja është e shumë rëndë sot për Shqipërinë.

Protesta e rinise studentore është shumë e fortë.

Rinia ështe rini!

Pyetja thelbësore është kjo:

Shqipëria apo Rama?

Dorëheqja e Edi Ramës apo shkatërrimi i Shqipërisë?

Shqipëria është në rrezik kombëtar dhe drejt shkatërrimit.

Këtë gjendje e shpëton vetëm dorëheqja e kryeministrit Rama.

Prandaj..

Nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen si kryeministër brenda datës së sotme, përgjegjësia e tij do të jetë shumë e madhe në organet gjyqësore, si çështje me akuzë penale, e ngritur kundër tij në SPAK.


Shtuar më 19.10.2026 08:16