Moska i përgjigjet Ramës: Fajin mos e kërko te të tjerët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.10.2026, 08:21

Akuzat e kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e Rusisë dhe Iranit në protestat që po zhvillohen në Shqipëri kanë sjellë reagimin e Moskës. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka kundërshtuar pretendimet e kreut të qeverisë shqiptare, duke deklaruar se protestat janë shprehje e pakënaqësisë së vetë qytetarëve shqiptarë.

Përmes një deklarate të publikuar nga Ambasada Ruse në Tiranë, Zakharova i është drejtuar drejtpërdrejt Ramës, duke i kërkuar të mos ua atribuojë aktorëve të huaj përgjegjësinë për protestat. “Janë qytetarët e vendit Tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe Ju nuk duhet t’i hidhni fajin të tjerëve. Rregulloni vetë problemet Tuaja të brendshme”, thuhet në reagimin e zyrtares ruse.

Reagimi i Moskës vjen në ditën e gjashtë të protestave, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, ndërsa tubimet dhe tensionet janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit. Deklarata e Zakharovës kundërshton pretendimet e Ramës për ndikimin e mundshëm të faktorëve të huaj në protestat kundër qeverisë shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit