“Kjo nuk është revoltë për arsimin”, Rama: Protestë ishte ajo e vitit 2018, ne gjetëm dialog
Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të përbashkët për mediat me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, dhe efektivë të Policisë së Shtetit, ka reaguar ashpër ndaj akteve të dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit, duke vlerësuar qëndresën dhe vetëpërmbajtjen e forcave të rendit.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë bëri një dallim mes protestës aktuale dhe protestave studentore të vitit 2018, duke theksuar se aktet e fundit të dhunës nuk kanë lidhje me kërkesat arsimore dhe se kjo nuk është një revoltë për arsimin.
“Policia ka qenë në maksimumin e përmbajtjes së vet. Kjo nuk është një revoltë për arsimin. Revoltë për arsimin ishin ato të vitit 2018, kur e bllokuan Tiranën me ditë dhe me javë. Ishin paqësorë dhe kishin kërkesa për universitetin. U desh durim dhe qetësi për t’u vendosur në një dialog dhe dialogu u bë. Mund të ketë gjëra që mund të bëhen ende, por tani mund të vijnë të gjithë dhe ta shikojmë.
Si mund të jenë studentë ata që admirojnë gurin dhe të tjerët i duartrokasin kur digjen policët dhe bizneset e vogla? Si mund të jenë studentë ata që duartrokasin shkuljen e automatëve dhe djegien e bankave? Këta nuk janë studentë, edhe pse mund të jenë të regjistruar në shkollë.
Huliganë si ata të gurit, hurit dhe zjarrit janë të ekstremizuar, janë të verbuar nga ideja se, hajde ta përmbysim, se po të bëhet diçka, do të bëhet më mirë. Vullneti i popullit do të kthehet përmbys. Ndërkohë, e gjithë kjo e bën qëndresën tuaj jo vetëm të rëndësishme, por edhe dinjitoze përballë këtij presioni. Presioni nuk është i rrugës, por presion janë ata të ashtuquajtur intelektualë, analistë, që çdo mbrëmje bëjnë bilancin e dhunës”, u shpreh Rama.
Rama për protestat e dhunshme: Nuk janë studentë, por njerëz që adhurojnë rrëmujën dhe kaosin
Demo deklaratë para policëve: Situata ka kaluar vijën e kuqe, kjo nuk është më protestë studentore
10 orë ‘luftë’ protestues-polici, ekskavatorët heqin gurët nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’
- 08:27 Rama për protestat e dhunshme: Nuk janë studentë, por njerëz që adhurojnë rrëmujën dhe kaosin
- 08:16 Demo deklaratë para policëve: Situata ka kaluar vijën e kuqe, kjo nuk është më protestë studentore
- 08:02 Kërcënimi me bombë detyron një aeroplan nga Izraeli të ulet në Bullgari
- 07:58 Sulm masiv mbi Kiev, një i vrarë dhe tetë të plagosur
- 07:42 Trump: Pezullova sanksionet kundër Rusisë sepse nuk dua ta largoj nga tryeza e negociatave
- 07:35 Putin propozon samit trepalësh me Trump dhe Xi Jinping për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë