Protestat, Rama: 2,500 euro për çdo efektiv në front dhe rritje pagash nga 1 janari
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, në një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, pas protestës së dhunshme të mbrëmjes së kaluar.
Gjatë takimit, Rama ka dënuar sulmet ndaj efektivëve dhe ka paralajmëruar rritje të konsiderueshme të pagave të policisë nga 1 janari, si dhe një mbështetje financiare prej 2,500 eurosh për çdo efektiv të angazhuar në front.
“Ne do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Kur policinë e gjetur të tradhtuar dhe të braktisur, bëmë rritje të konsiderueshme atëherë. Në vite, nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim përpara disa javësh. Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritur në mënyrë të konsiderueshme. Ne do vëmë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh, për çdo efektiv në front. E vendosëm kështu, për të mos bërë asnjë diferencë. Jeni një, dhe një për të gjithë. Shteti do ta fitojë këtë betejë”, theksoi ai.
Rama: Dhuna dhe shkatërrimi i qytetit nuk do sjelljë uljen e kostos së jetesës
“Kjo nuk është revoltë për arsimin”, Rama: Protestë ishte ajo e vitit 2018, ne gjetëm dialog
Rama për protestat e dhunshme: Nuk janë studentë, por njerëz që adhurojnë rrëmujën dhe kaosin
- 08:42 Rama: Dhuna dhe shkatërrimi i qytetit nuk do sjelljë uljen e kostos së jetesës
- 08:32 “Kjo nuk është revoltë për arsimin”, Rama: Protestë ishte ajo e vitit 2018, ne gjetëm dialog
- 08:27 Rama për protestat e dhunshme: Nuk janë studentë, por njerëz që adhurojnë rrëmujën dhe kaosin
- 08:16 Demo deklaratë para policëve: Situata ka kaluar vijën e kuqe, kjo nuk është më protestë studentore
- 08:02 Kërcënimi me bombë detyron një aeroplan nga Izraeli të ulet në Bullgari
- 07:58 Sulm masiv mbi Kiev, një i vrarë dhe tetë të plagosur