“Trump i ka quajtur organizata terroriste…”/ Rama për protestat: Nuk negociohet me askënd që përdor dhunën, ka rënë shteti nëse negocion me ta

19/10/2026 08:18

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë, ku ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj protestave të ditëve të fundit, duke deklaruar se shteti nuk duhet të negociojë me persona që përdorin dhunën.

Gjatë fjalës së tij, Rama shprehu gjithashtu shqetësimin për dhunën ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët, sipas tij, janë në shërbim të mbrojtjes së qytetarëve. Teksa në dorë mbante një gurë, ai tha se ‘nuk negociohet me askënd që mban në dorë këtë’.

“Po përballen me një valë dhune që nuk ka të bëjë me asnjë arsye legjitime, për të pasur pakënaqësi dhe për të kërkuar më shumë nga qeveria. Kam ardhur sot prapë me këtë me vete, duhet ta mbash me vete, t’a peshosh, sa i shtohet pesha kur vjen në drejtimin e njerëzve me uniformë dhe çfarë mund të bëjë mbi këdo. Me këtë nuk negociohet. Në momentin kur shteti negocion me të, ka rënë. Dhe kur fiton ky, atëherë, logjika e këtij bëhet vetë shteti. E ka parë Shqipëria këtë film më shumë se një herë, pasoja janë plagë që duhen vite për t’u shëruar. Nuk do të thotë aspak se kush sot proteston paqësisht, edhe pse janë shumë pak, duan përmbysje. Janë të rinj dhe të reja të ekstremizuar nën frymëzimin e asaj force të errët dhe të re që është shfaqur në Europe dhe SHBA, që presidenti Trump e ka shpallur organizatë terroriste, Antifën. Ata janë peng i një ideologjie të re, shkatërro gjthçka”, tha kryeministri Rama.

Top Channel