Sulmi ndaj selive të opozitës/ PD: Rama po provokon kaos për të manipuluar opinionin publik, do mbështesim studentët

Sulmi ndaj selive të opozitës/ PD: Rama po provokon kaos për të manipuluar opinionin publik, do mbështesim studentët

09:36, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor sulmet ndaj selive të opozitës si një skenar për të njollosur revoltën e studentëve dhe gjimnazistëve dhe për të manipuluar opinionin publik shqiptar e ndërkombëtar.

Në një deklaratë për mediat, Garo theksoi se, qëllimi është që protesta kundër korrupsionit, vjedhjeve dhe narkoregjimit të paraqitet si një lëvizje që synon anarkinë dhe shkatërrimin.

PD deklaron se, pavarësisht provokimeve që pretendon se po organizohen nga Rama, do të mbështesë me të gjitha kapacitetet e saj revoltën e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, deri në rrëzimin e kryeministrit. Garo e cilësoi Edi Ramën si “padrinon e Shqipërisë” dhe akuzoi qeverinë për korrupsion, kosto të papërballueshme jetese dhe shpopullim masiv.

DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSJA E PD, FLORIANA GARO

Skenari i Edi Ramës për të sulmuar selitë e opozitës dhe për t’jua faturuar këtë protestave ka për qëllim të heqë paralele midis protestës legjitime të studentëve dhe gjimnazistve në Shqipëri dhe protestave të organizuara nga ekstremi i djathtë apo i majtë i Antifa-s në disa vende të Evropës.

Edi Rama kërkon të manipulojë opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar, sikur qëllimi i revoltës së studentëve dhe gjimnazistëve në Shqipëri nuk është lufta kundër narkoregjimit, vjedhjeve dhe korrupsionit të papërmbajtur të tij, rrethit të tij familjar dhe narkoqeverisë si organizatë kriminale, apo lufta kundër kostos së papërballueshme të jetesës e shpopullimit masiv, por sikur, njësoj si Antifa, ka për qëllim anarkinë, kaosin dhe shkatërrimin!

Pavarësisht provokimeve, Partia Demokratike deklaron se mbetet e vendosur të mbështesë me të gjithë potencialin e saj revoltën e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, deri në rrëzimin përfundimtar të narkodiktatorit të vetëm në Evropë, Edi Ramës, padrinos së Shqipërisë! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco