Një grup të rinjsh në Lezhë kanë bojkotuar edhe sot mësimin, duke dalë në rrugët e qytetit në shenjë proteste.
Të rinjtë po marshojnë me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa në terren janë dislokuar forca të shumta policie për të monitoruar situatën.
Ndërkohë, për shkak të situatës së krijuar nga protestat, edhe shumë nxënës të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos paraqiten në shkollë.