Gjimnazistët nisin marshimin në Shkodër, thirrje për bojkot të mësimit

19 Tetor 2026 | 09:53

Një numër i ulët studentësh kanë dalë në protestë këtë të hënë në qytetin e Shkodrës, duke u bërë thirrje studentëve të tjerë të bojkotojnë mësimin.

Sipas pamjeve, të rinjtë po marshojnë në rrugët e qytetit, duke thirrur: “Shqipëria e krimit”, “Opozitë e shitur”, “Hiqni kapelet”, “Bashkohuni me ne” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.

Sipas raportimeve, universitetet në Shkodër nuk e kanë bojkotuar mësimin këtë të hënë, ndërsa të rinjtë që po marshojnë janë gjimnazistë.

Situata në këto momente paraqitet e qetë dhe nuk raportohen incidente.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi ‘Skënderbej’

Në Tiranë ka nisur protesta e shtatë me kërkesë kryesore dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur të grumbullohen në sheshin Skënderbej....
09:51 | 19/10/2026

Dita e katërt e protestave në Elbasan, nis grumbullimi i të rinjve (VIDEO)

Ka nisur grumbullimi i të rinjve në qytetin e Elbasanit, ku protesta ditën e sotme hyn në ditën e katërt. Sipas pamjeve, një numër i...
09:42 | 19/10/2026

Shpërthim me lëndë plasëse në Vlorë, dëmtohet automjeti i administratorit të Shushicës (EMRI)

Një automjet në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Shushicë është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Llakatund, në Vlorë. Sipas informacionit...
09:41 | 19/10/2026