Aktualitet

Tiranë, nisin shoqërimet e para të të rinjve të dyshuar si protestues të dhunshëm!

Si në ditët e kaluara, në mëngjes, policia ndërmerr patrullime në Tiranë dhe kryen shoqërime për persona të dyshuar si nismëtarë incidentesh në protestë.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, shihet të ndalohen dy të rinj pranë godinës së Korpusit nga forcat Shqiponja.

Ata nuk bëjnë rezistencë ndërsa merren në pyetje nga efektivët.