Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha deklaratë për mediat nga SPAK

Policia kriminale e Ramës tenton të shtypë gjimnazistët te sheshi Skënderbej: Po protestojmë për të drejtat tona…

10:09, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ditën e shtatë të protestës, policia kriminale e Edi Ramës ka nisur që në orët e para të mëngjesit presionin ndaj gjimnazistëve që janë bashkuar me revoltën studentore në ditën e shtatë të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në sheshin “Skënderbej”, efektivë të policisë janë përpjekur të shtypin me makinë të rinjtë gjimnazistë, ndërsa sipas denoncimit të tyre, situata ka agravuar deri në tentativën për t’i shtypur me automjet.

“Po protestojmë për të drejtat tona”, shprehen gjimnazistët, të cilët kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar dhunën dhe për të kërkuar ndryshim.

Përshkallëzimi i tensioneve që në nisje të ditës dëshmon klimën e rëndë me të cilën po përballen të rinjtë, ndërsa revolta studentore vijon me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës.

Në vend që t’u garantojë të rinjve të drejtën kushtetuese për të protestuar, pushteti po përballet me akuza të rënda për presion dhe dhunë ndaj atyre që kërkojnë të drejtat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco